Inxhinieria mekanike është disiplina që zbaton parimet e inxhinierisë, fizikës dhe shkencës së materialeve për projektimin, analizën, prodhimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve mekanike. Është dega e inxhinierisë që përfshin projektimin, prodhimin dhe funksionimin e makinerive. Është një nga disiplinat më të vjetra dhe më të gjera të inxhinierisë.
Inxhinierët mekanikë përdorin këto parime themelore së bashku me mjete si dizajni me ndihmën e kompjuterëve dhe menaxhimin e ciklit të jetëve të produktit për të dizajnuar dhe analizuar impiantet prodhuese, pajisjet industriale dhe makineritë, sistemet e ngrohjes dhe ftohjes, sistemet e transportit, avionët, robotikën dhe pajisjet medicinale.